Vlorë e gjithë Qarku — Elektricist profesionist · Urgjenca 24 orë · Inspektim falas në vend+355 69 483 4301

PREMIUM · KONTRATA B2B

Sezoni nuk fal avari.

Qershor–shtator: hoteli plot, kondicionerët në maksimum — dhe çdo defekt ju kushton mysafirë. Kontrata mirëmbajtjeje me prioritet të garantuar.

PRIORITET I GARANTUARKONTROLL PRE-SEZONRAPORT I SHKRUAR
Sezoni nuk fal avari.

B2B

Kalendarin e sezonit e dimë përmendësh

JanShkMarPriMajQerKorGusShtTetNënDhj
  • PIKU I EMERGJENCAVE
  • KONTROLLI PRE-SEZON — rezervoni tani
  • SEZONI I QETË

ÇMIME TË PUBLIKUARA

Kontrata sipas madhësisë së objektit

BAZË

Kontroll vjetor i plotë + linjë telefonike prioritare për urgjenca.

ofertë pas inspektimit

SEZON

2 kontrolle (pre-sezon + gjatë sezonit) + ndërhyrje të garantuara brenda 24h.

ofertë pas inspektimit

FULL

Monitorim, ndërhyrje prioritare 24/7 dhe raport i shkruar për siguracionin.

ofertë pas inspektimit

Nuk publikojmë çmime B2B të sajuara: çdo objekt është ndryshe. Inspektimi është falas — oferta vjen brenda 48 orësh.

Na shkruani në WhatsApp — përgjigje brenda pak minutave

Inspektimi në vend është falas në gjithë Vlorën e rrethina dhe çmimi mbyllet me shkrim përpara punës. Aktivë 24 orë, 7 ditë në javë — dërgoni edhe foto të problemit.

ose na telefononi: +355 69 483 4301 · Të dhënat tuaja përdoren vetëm për t'ju kontaktuar — asnjë spam.

Çfarë mbulon kontrolli

  • Panelet kryesore e ndarëse
  • Gjeneratorët e sistemet UPS
  • Ndriçimi i ambienteve të përbashkëta
  • Tokëzimi e mbrojtja diferenciale
  • Sistemet e kamerave e alarmeve
  • Kondicionerët (pika elektrike)
  • Ngarkesa e fazave e balancimi
  • Raport i shkruar me foto e rekomandime

PYETJE TË SHPESHTA

Pyetje për kontratat B2B

Çfarë përfshin saktësisht kontrata?
Kontrolle të planifikuara, linjë prioritare, ndërhyrje me afat të garantuar dhe raport të shkruar pas çdo vizite. Materialet e ndërrimit faturën veçmas, me çmim të miratuar paraprakisht.
Sa shpejt reagoni gjatë sezonit?
Kontrata SEZON garanton ndërhyrje brenda 24 orësh; FULL jep prioritet absolut 24/7 — klientët me kontratë kalojnë para çdo kërkese tjetër.
A pranohet raporti nga kompania e siguracionit?
Po — raporti i shkruar me foto e matje është dokumentacioni standart që kërkojnë siguracionet për objektet hotelerike.
Pse kontroll pre-sezon dhe jo "kur të ketë problem"?
Sepse avaria në gusht, me hotelin plot, kushton dhjetë herë më shumë se kontrolli i prillit — në para dhe në recensione. Qershor–shtatori është piku i dokumentuar i emergjencave.
Cilat zona mbuloni për kontrata?
Gjithë Rivierën: nga Vlora te Saranda, Ksamili, Himara, Dhërmiu e Palasa. Për objektet në jug planifikojmë rradhët e kontrollit për efikasitet maksimal.

KU PUNOJMË

Kontrata aktive e të disponueshme në gjithë boshtin turistik:

Keni një problem elektrik — apo një projekt?

+355 69 483 4301
WhatsApp
Telefono Tani WhatsApp